VIDEO/ Makinat përplasen 'kokë më kokë' në Laç, 6 të plagosur

Dy automjete janë përfshirë në aksident këtë mbrëmje në dalje të Laçit, duke lënë të plagosur 6 persona. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. 

Mësohet se 4 nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet. 

Ndërsa 2 të tjerë po marrin mjekim në Spitalin e Laçit. 

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe errësira në rrugë. 

Kurbin/Informacion paraprak 

Rreth orës 22:00, në Laç, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut", janë aksidentuar dy automjete me drejtues shtetasit V. N. dhe A. H.

Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.