VIDEO/ Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas këmbësorin - ndalohet drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Balldre. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se nga aksidenti ka humbur jetën një këmbësor, identiteti i të cilit nuk dihet ende. 

Viktima është përplasur nga një automjet tip "Renault". 

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

Lezhë/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:50, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, në Balldre, shtetasi G. B. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një këmbësor akoma të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.