VIDEO/ Godet sërish Rakip Suli: Gropat skeptike të vitit 2019

Edi Rama i tha gomar, dhe kërkoi votën për të në Kamzë.

Por Rakip Suli edhe pse e fitoi në mënyrë të dyshimtë mandatin e dytë në Kamëz, rezultat që opozita e ka kontestuar dhe ka bërë gati ankimimet dhe paditë, sërish nuk ka ndryshuar.

Suli është i njohur për gafat e tij në fjalimet dhe intervistat që jep.

E sot ka bërë pikërisht një të tillë.

Duke folur për shkollat, Rakip Suli tha se aty kishte ‘gropa skeptike të vitit 2019’.

Një reagim për këtë deklaratë ka bërë edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka.

‘Gropa SKEPTIKE’

O Zot o Perëndi, të kesh Kipen kryetar bashkie në vitin 2023 …’, shkruan Paloka në Facebook.