", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/19/auto_Fwck5yGWcAEXnYE1684517443.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ I vetëm kundër të gjithëve, tifozi i West Ham 'keqtrajton' holandezët

Skuadra e West Ham fitoi të drejtën për të luajtur në Pragë finalen e Conference League teksa mposhti në dy takime holandezët e AZ Alkmaar. Në Angli, “Çekanët” triumfuan me shifrat 2-1 ndërsa në Holandë i mjaftoi edhe një fitore minale 1-0.

Nervat dhe tensioni ishte i lartë në radhët e tifozerisë holandeze, teksa pasi përfundoi sfida, ultrasit kaluan pengesat e stadiumit dhe shkuan për t’u konfrontuar në tribunën ku ishin të vendosur familjarët e lojtarëve britanikë. Kjo shkaktoi panik te futbollistët e West Ham që gjithashtu u përfshinë në sherr ndërsa në videot e shfaqura, shihet një preh tifozëve anglezë që i bën ballë të gjithë holandezëve.