Zyrtarizohet kalendari i javës së 37-të të Serie A, ja kur luhet sfida Juventus-Milan

 

Lega Serie A ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve të javës së 37-të të kampionatit italian, java e parafundit e këtij sezoni futbollistik.

Sfida Salernitana-Udinese do të çelë javën e parafundit të premten e 26 majit në orën 18:30, ndërsa supersfida Juventus-Milan, që do të luhet të dielën e 28 majit, do të mbyllë javën e 37-të.

Të shtunën në mbrëmje do të luhet takimi Inter-Atalanta, ndërsa në të njëjtën ditë në orën 18:00 do të luhet përballja Fiorentina-Roma.