Zbulohet shuma rekord që përfiton City nëse bën ‘tripletë’

Manchester City do të përfitojë një shifër pranë 300 milionë paund në rast se do të fitojë tripletën historike këtë sezon. “Qytetarët” janë në sprintin e fundit për të fituar titullin e Premier Ligës, Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA.

Ata mund të fitojnë Premier Ligën të dielën nëse mundin Chelsean. Por ata janë edhe në finalen e Champions-it dhe gjithashtu favoritë për të fituar trofeun e Kupës FA, ndërsa në finalen e 3 qershorit do të gjejnë komshinjtë e Junajtidit në “Wembley”. Siti do të përfitojë një shifër rekord në rast se përsërit suksesin e United në vitin 1999.

Titulli i tyre i pestë i Premier Ligës në 6 vite do të sillte 164 milionë paund bonuse, ashtu siç ndodhi edhe sezonin e shkuar, ndërsa me triumfin në finalen e kompeticionit më të vjetër futbollistik në botë do të arkëtonin edhe 3.9 milionë paund të tjera.

Suksesi i parë në histori në Ligën e Kampioneve do të ishte një minierë ari për të ardhurat e klubit të kaltër, i cili mund të arkëtojë rreth 117.2 milionë paund, duke përfshirë të gjitha të ardhurat që sjell kompeticioni.