SYRI TV/ ‘14 maji’, 31 kallëzime për krime zgjedhore, aktualisht vetëm Beleri e Kokaveshi në qeli
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur bilancin paraprak mbi kallëzimet që janë bërë për krime zgjedhore, me 31 të tilla. Nga 6 të arrestuar për vepra të ngjashme penale, vetëm dy ndodhen ende në qeli, Fredi Beleri që u zgjodh kryebashkiak i Himarës dhe Pandeli Kokoveshi. Këta të fundit do të dalin të hënën para Gjykatës së Posaçme për rivlerësimin e masës së Gjykatës së Vlorës, e cila shpalli moskompetencë duke ia kaluar SPAK.
SYRI TV
31 kallëzime janë bërë në prokurori për krime zgjedhore nga të cilat 9 me kallëzues subjekte politike dhe pjesa tjetër nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve. Prokuroritë ku janë bërë më tepër kallëzime janë Elbasani me 5, Vlora me 4, po aq Berati, me nga 3 Durrësi, Kukësi dhe Gjirokatra, 2 në Fier, Dibër e Tiranë dhe përkatësisht nga 1 kallëzim është bërë në Korçë, Shkodër e Sarandë.
TABELA: KALLËZIMET NË PROKURORI
- 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit
- 4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës
- 4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit
- 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit
- 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit
- 3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër
- 2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier
- 2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës
- 2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë
- 1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës
- 1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër
- 1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.
Prokuroria e Përgjithshme ka publikuasr këto të dhëna paraprake, teksa bën të ditur se janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale. Prej këtyre, 4 në Prokurorinë e Elbasanit, nga një në Korçës, Kukësit, Fierit, Sghkodër, Vlorë dhe Sarandë. Nga 2 procedime janë regjistruarnë Gjirokastër dhe Tiranë si dhe 4 të tillë në Prokurorinë e Beratit. Për 3 kallëzime, përkatësisht 2 në Dibër e 1 në Gjirokatër është vendosur mosfillimi i hetimit. 25 personave u është atribuar vepra penale ndërsa 6 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, por vetëm dy ndodhen ende në qeli që janë Fredi Beleri, kandidati fitues për drejtimin e Bashkisë së Himarës dhe Pandeli Kokaveshi. 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë i janë kaluar për kompetencë hetimi SPAK-ut. Ndërkohë, të hënën e ardhmshme të 22 majit, Fredi Beleri do të dalë para Gjykatës së Posaçme për rivlerësim mase. Seanca do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen do të jetë Atalanta Zeqiri. Dosja e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit kaloi nga Gjykata e Vlorës në SPAK. Ata u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve vendore, me akuzën për blerjen e votave. Arrestimi shkaktoi reagime të shumta duke përfshirë edhe senatin amerikan. Kreu i Komisionit të Jashtëm, senatori Robert Menendez tha se arrestimi dy ditë përpara zgjedhjeve ngre pikëpyetje.