SYRI TV/ Lefter Maliqi kallëzim në SPAK për zgjedhjet: U vodhën me urdhër të Bledi Çuçit e Pëllumb Salillarit

Lefter Maliqi ka kallëzuar në SPAK KZAZ-në e Kuçovës për një sërë shkeljesh që janë bërë gjatë procesit zgjedhor. Ai tha se këto veprime janë urdhëruar nga Bledi Çuçi dhe Pëllumb Salillari, teksa listoi një sërë shkeljesh që nga kutitë pa vula, mosfunksionimin e pajisjeve elektronike, apo diktimin e votës.

SYRI TV

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi, ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për procesin zgjedhor në këtë bashki. Ai radhiti një sërë shkeljesh që janë konstatuar deh dokumentuar me prova dhe që ia vuri këtë të premte në dispozicion SPAK.

Maliqi sa se për këto parregullsi janë janë urdhëra nga drejtuesi Politik I Partisë Socialiste në Berat, Bledi Çuçi dhe biznesmeni Pëllumb Salillari.

Maliqi kërkon nga SPAK fillimin e ndjekjes penale për funksionarët e KZAZ-zë Kuçovë dhe funksionarëve të nargkuar me detyrën e komisionit zgjedhor.