VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Maliqit apel qeverisë për ndihmë: Nafta që na jepni nuk na del

Fermerët e Maliqit i kërkojnë qeverisë që t’i ndihmojë, pasi as nafta që ajo subvencionon nuk u shërben sepse janë rritur çmimet e produkteve bujqësore. Ata shprehen se disa prej tyre i kanë lëshuar tokat me qira, pasi nuk kishin asnjë përfitim me kulturat që mbillnin.

SYRI TV

Edhe pse ende nuk kanë marrë naftën nga skema e subvencioneve, fermerët e Maliqit shprehen se me rritjen e cmimeve të produkteve as nafta që marrin nuk u mjafton. Ata shprehen se kanë vendosur që të mbjellin miser dhe grurë, dhe kanë hequr dorë nga mbjellja e produkteve të tjera. 

Nga ana tjetër fermerët përmendin faktin se çdo investim që i bëjnë tokës si vaditje apo punim përdorin naftën dhe këto  shpenzime janë më të mëdha me atë çka jep qeveria. Madje disa prej fermerëve e kanë lëshuar tokën me qira.

Fermerët e zonës së Maliqit kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore ku sipërfaqe të mëdha zenë edhe gruri e misri i cili vitin që kaloi ska pasur treg. Ata ndihen të pasigurt nga ana e qeverisë pasi sipas tyre as në raste fatkeqësish natyrore si vitin e kaluar nuk pati dëmshpërblime për dëmet e shakaktuara.