SYRI TV/ Porti i Shëngjinit njofton për shkurtime masive, punonjësit: Shkarkimet nga falimentimi portit

Autoritetit Portual i Shëngjinit ka njoftuar 9 drejtues që të largojnë nga puna punonjësit që kanë në varësi. Në shkresën që kanë nisur thuhet edhe shkaku se për efekte financiare të dobëta dhe të rritjes së pagës minimale do bëhen shkurtime të fuqisë punëtore. Nga ana tjetër punëtorët kanë reaguar duke u shprehu se këto shkurtime po bëhen per shkak te falimentimit te portit nga mbingarkesa.

SYRI TV

Ende pa u tharë boja e procesit zgjedhor te 14 majit, drejtoria e Autoritetit Portual Shëngjin në kundërshtim flagrant me Kodin e Punës njofton 9 shefa që menaxhojnë 90 punëtorë se "Per efekte financiare të dobëta dhe të rritjes së pagës minimale do bëhen shkurtime të fuqisë punëtore.  Nga ana e tyre disa nga punonjes te sektorëve thonë se kjo po behet per shkak te falementimit te portit nga mbingarkesa.

Sipas tyre kjo arsyetohet si gjithmonë me ristrukturim të shoqërisë duke u hartuar nga administratori dhe miratuar nga Keshilli Mbikëqyrës.