Tirana ‘izolohet’ pas derbit

Barazimi në derbi i pak ditëve më parë, e ka lejuar Tiranën të mbajë vendin e parë me 2 pikë diferencë nga Partizani, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fund të kampionatit.

Bardheblutë synojnë titullin e dytë radhazi kampion dhe duket se kërkojnë përqendrim për këto 3 javë, duke u larguar edhe nga vëmendja e mediave.

Klubi bardheblu ka vendosur të mbyllë dyert deri në fund të kampionatit dhe të vetmet prononcime, do të jenë në ditën e konferencave zyrtare.

Vetë klubi i Tiranës e ka konfirmuar diçka të tillë nëpërmjet një komunikate për mediat.

“Ju njoftojmë se KF Tirana do të jetë e mbyllur për mediat deri në përfundimin e kampionatit. Të vetmet prononcime do të bëhen në konferencat zyrtare për shtyp. Faleminderit”, shkruhej në njoftimin e klubit.