Mesfushori i Chelseat, përforcimi i parë i Milanit për sezonin e ri

Milan u eleminua në gjysmëfinale të Champions League nga rivali lokal, Inter.

Por, duket se drejtuesit e kampionit aktual italian, po mendojnë qysh tani për sezonin e ri.

Siç raportohet nga mediat në Itali, Milani është në negociata të avancuara me mesfushorin e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, transmeton Syri.net Kosova

Loftus Cheek i ka thënë 'Po' transferimit ne Milan. Maldini tashmë po negocion me Chelsean për të gjetur marrëveshjen, shkruan Gazzetta dello Sport.

Blutë e Londrës kërkojnë 25 milionë euro, një shifër e rëndësishme kjo, por që mund të ulet duke ditur faktin se lojtari është në skadencë kontrate në 2024.