SYRI TV/ Zv. Ambasadori i Bashkimit Europian, Alex Hupin: Për zgjedhjet lokale foli OSBE

Zv.ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë,  Alex Hupin, bie dakord me gjetjet e raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 14 majit. Nga Shkodra, edhe pse nuk ka dashur të komentojë me detaje procesin e zgjedhjeve lokale, diplomati ka vënë theksin te bashkëpunimi i të zgjedhurve vendorë me Bashkimin Europian, pasi sipas tij,  puna e tyre është e rëndësishme sepse 70% e legjislacionit Evropian do të vihet në zbatim nga vendoret.

Nga SYRI TV

Nga Shkodra, Zv.ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Alex Hupin, ka komentuar shkurt zgjedhjet lokale te 14 majit. Diplomati belg ishte në një linjë me gjetjet e raportit të OSBE, duke u shprehur se për këtë proces ka folur ky organizëm i vëzhgimit të zgjedhjeve.

Duke u ndalur te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zv.ambasadori vuri theksin te rëndësia e pushtetit vendor, i cili duhet të vendos në zbatim 70% të legjislacionit evropian.

Drejtuesja e Misionit, Audrey Glover, renditi dhjetëra praktika manipulimesh të procesit zgjedhor si blerja e votave, abuzimi me fondet, keqpërdorimi i administratës, intimidimi i votuesve apo problemet me procesin e votimit. E pyetur nëse këto zgjedhje ishin të lira e të drejta, Glover u shpreh se janë konstatuar shumë manipulime të cilat duhet të hetohen nga institucionet.