Ky është vendimi i parë i Atiqit si kryetar i Mitrovicës së Veriut

Eden Atiq, kandidat i VV, është betuar në seancën solemne dhe nga sot ai është kryetar i Mitrovicës së Veriut. 

 
E gjitha ka ndodhur në një seancë të shkurtër solemne që u filloi pak pas orës 11:00. 
 
Betimi i ti u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa betimi u bë në gjuhën serbe.
 
Që në adresimin e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Atiq ka njoftuar vendimin e parë.
 
Ai ishte një emërim. Atiq e emëroi Katarina Haxhaqiq si nënkryetare të komunës.
 
“Unë në cilësinë e kryetarit të komunës, e emëroj zonjën Kataraina Hanxhaqiq, nënkryetare të komunës”, ishte njoftimi i tij i shkurtër, i cili u duatrokit nga asambleistët e pranishëm dhe mysafirët tjerë.