Harxhi: Pa u larguar Rama nga pushteti, është e kotë të hyjmë në zgjedhje përsëri
Në emisionin « Kafe Shqeto » në SYRI Tv ishte e ftuar këtë mëngjes Edith Harxhi anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike e cila ka komentuar zgjedhjet e 14 majit dhe ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.
Harxhi: Në qoftë se kjo situatë nuk ndryshon me largimin e Edi Ramës nga Pushteti, ne është e kotë që të hyjmë në një palë zgjedhje të tjera të cilat do të përfundojnë po njësoj.
Shqipëria siç tha Shpendi pak përpara nuk mund të demokratizohet për dy vite nga i njëjti njeri që e ka çdemokratizuar.