Fiorentina shkruan historinë, bëhet skuadra e vetme që arrin në finalet e çdo kompeticioni të UEFA-s

Fiorentina arriti një fitore të çmendur përballë Baselit në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës, për të shkuar drejt finales ku do të përballet me West Hamin.

Skuadra vjollcë gjithashtu shkroi historinë në kompeticionet europiane.

Fiorentina u bë klubi i vetëm në histori që arrin finalet e katër kompeticioneve që janë zhvilluar nga UEFA: Liga e Kampionëve, Liga e Europës, Kupa e Kupave dhe Liga e Konferencës.