Reagon edhe Rama: Dialog pa kushte, por duam Vettingun

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka folur në lidhje me negociatat që po zhvillohen në Tiranë me ndërmjetësinë e dy negociatorëve nga Brukseli dhe PPE.

“Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vetingun s'ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet”, shkruan  Edi Rama në Facebook.