Ironia e Bushatit: Afera e inceneratorëve nisi më 4 korrik 2014
Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, rrezikon të dënohet me 10 vite burg në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të Kokës për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i mundshëm i Kokës reduktohet në 6 vjet e 8 muaj burg. Për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, SPAK kërkoi 4 vjet heqje lirie, duke e konsideruar fajtor për “shpërdorim të detyrës”
Pas publikimit të pretencës, reagoi edhe analisti Andi Bushati. Ai tha se dokumenti i parë i kësaj afere është nënshkruar më 4 korrik 2014, që përkon me Ditën e Pavarësisë së SHBA.
“Duke lexuar pretencën e prokurorisë për inceneratorët pashë se dokumenti i parë i kësaj maratone hajdutërie është nënshkruar në 4 korrik 2014. Pra rastësisht fiks në ditën e "Indepencence Day".
Nuk e kanë quajtur më kot veten mazhorancë pro-amerikane,” shkruan ai.