Dëshmia e bosit të mafies: Lidhja ime me ‘Bikun’ dhe trafikantët shqiptarë, që furnizonin me heroinë Italinë

Në fund të viteve ’90, bashkëpunëtori i drejtësisë italiane Nicola Femia i njohur si “Roço”, mbante raporte me subjekte shqiptare që trafikonin heroinë.

Në deklaratat e bëra muajt e shkuar para magjistratëve të Prokurorisë së Catanzaro-s, 56-vjeçari, dikur një nga bosët e organizatës kriminale kalabreze “Ndrangheta” tha se kishte raporte me këta shqiptarë për rreth një vit:

“Ishte Nikola dhe një tjetër djalë që quhej Biku dhe një tjetër që quhej Alesandro apo Adriano”.

Një nga shqiptarët ishte transferuar nga Napoli në Santa Maria del Cedro, në provincën e Cosenza-s, ku Nicola Femia ishte vendosur në mes të viteve ’80.

“Ma sillte ai direkt me makinë, ka treguar bashkëpunëtori i drejtësisë italiane, duke shtuar: Ai e merrte direkt, ia sillnin nga Bari, ose në Bari e punonte”.

Femia, që tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë italiane, tregon se nuk e di me siguri se me çfarë mjetesh e transportonin heroinën narkotrafikantët shqiptarë për ta sjellë në Itali: “Nuk e di, ata flisnin për gomone që i kishin vetë”.

Nicola Femia

Sipas hetimeve të Guardia Di Finanzia-s italiane, Nicola Femia, që cilësohet “personazh me peshë të rëndë”, ka punësuar një numër të madh subjektesh të tjera, kalabrezë dhe shqiptarë, me të cilët bënte të mundur ardhjen e drogës në Kalabri dhe shpërndarjen më pas në sasi të mëdha”.

/Syri.net/