Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do t’i bashkohet G7

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Japoni për G7, ka thënë një zyrtar ukrainas i sigurisë për televizionin shtetëror sipas një raporti të Reuters.

"Gjëra shumë të rëndësishme do të vendosen atje dhe prandaj prania e presidentit tonë është absolutisht thelbësore për të mbrojtur interesat tona," tha Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Ndërkohë fuqitë e G7 këtë fundjavë janë përqendruar në shtrëngimin e Rusisë dhe riafirmimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën, veçanërisht pasi pritet që vendi të nisë një kundërofensivë të Pranverës.