Eliminohet Xhaka, West Ham-Fiorentina, finalja e Pragës

Fiorentina-West Ham do të jetë finalja e dytë në historinë e Ligës së Konferencës. Kualifikime emocionuese për skuadrën italiane dhe atë angleze, që do të përballen së bashku në Pragë më 7 qershor. 

Anglezët arritën të eliminonin AZ Alkmarin, teksa mbrëmje ne sotme triumfuan me rezultatin 0-1, në duelin e kthimit, ndërkohë që kualifikim dramatik edhe për Fiorentinën. 

Edhe pse ishin mposhtur nga Basel në duelin e parë me rezultatin 1-2, “vjollcët” e trajnerit Italiano, fituan në transfertë mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-2 në kohën e rregullt, teksa kualifikimi madhështor do të vinte në minutën e 120+9, kur Barak shënoi golin e tretë të sfidës.  

Eliminim i hidhur ky për kapitenin Taulant Xhaka që qëndroi në fushë plot 88 minuta, por pa mundur të festonte.