Grenell: Albin Kurti s'po i implementon marrëveshjet, përmend edhe Thaçin
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas deklaratave të senatorit amerikan, Bob Menendez se Vuçiç duhet të bëjë paqe me Kosovën nëse dëshiron që Serbia të ketë një të ardhme.
Grenell ka thënë se për ta bërë këtë nevojiten dy persona.
Sipas ish-emisarit amerikan, Albin Kurti nuk ka implementuar pika për të cilat janë pajtuar prej viteve të kaluara.
“Duhen dy. Albin Kurti nuk ka zbatuar pikat e dakorduara nga shumë vite më parë”, shkroi Grenell në Twitter.
Tutje ai pyeti se pse nuk po flitet asgjë rreth Hashim Thaçit kur kryeministri i Shqipërisë siç thotë Grenell, është i palumtur me mënyrën e trajtimit të tij nga Evropa dhe Haga.
Ndër të tjera Grenell rikujtoi se Joe Biden e kishte quajtur ish-presidentin, Hashim Thaçi Xhorxh Uashington.
“Dhe pse asgjë rreth Hashim Thaçit sot?! Aleati ynë në NATO, Shqipëria ka një Kryeministër shumë të pakënaqur për mënyrën se si Evropa dhe Haga (Jack Smith) e trajtoi Presidentin Thaçi (të cilin Joe Biden e quajti George Washington)”, tha ai.
It takes two. @albinkurti hasn’t implemented agreed upon points from many years ago.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 18, 2023
And why nothing about @HashimThaciRKS today?! Our NATO ally Albania has a Prime Minister very unhappy for how Europe and The Hague (Jack Smith) treated President Thaci (who Joe Biden called… https://t.co/VKRKwekDEd
Sot, është mabjtur një seancë dëgjimore në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë për temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor” ku u diskutua edhe për Marrëveshjen dhe procesin e dialogut për normalizimine marrëdhënieve Kosovë-Serbi.