VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, zbardhet dinamika, ja si u krye krimi i rëndë
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e ngjarjes së rëndë në Gramsh ku 16-vjeçari Fation Bici u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi. Në dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve, mësohet se vrasësi 15-vjeçar E. K ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave në Gramsh dhe më pas është transferuar tek shkolla ‘Asllan Shahini’.
Nga SYRI TV
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Gramsh mesditën e së martës, ku 16-vjeçari Fation Bici u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi.
Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentë
ADOLESHENTËT E ARRESTUAR
Xh.Ç., 15 vjeç
O. Ç, 14 vjeç
E. K., 15 vjeç
S. M., 16 vjeç
Njëri nga bashkëpunëtorët, të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë mohon faktin që shoku i tij që është dhe autori i vrasjes të jetë goditur me grusht në fytyrë, siç pretendon vrasësi 15-vjeçar, E. K.
Në dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve, mësohet se vrasësi 15-vjeçar E. K ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave në Gramsh dhe më pas është transferuar tek shkolla ‘Asllan Shahini’, aty ku ka nisur dhe konflikti fizik mes tyre.
Shtetasi E. K, ka deklaruar se ka shkuar në shkollën ‘4 Dëshmorët’, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë të tjerë. Katër adoleshentët rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit.
Gjatë konfrontimit tek fusha e lodrave të miturit janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur shkëmbeheshin me njëri-tjetrin, adoleshentët ofendoheshin. Dy ditë para ngjarjes, të mitur kanë lënë një pikë takim për tu sqaruar.
Adoleshentët kishin me vete dorezë hekuri dhe një thikë që hapej me buton, të cilën një nga të përfshirët e kishte blerë në internet. Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla ‘Asllan Shahini’.
DOSJA HETIMORE
‘Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona. Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëra nga djemtë që ishte me Q., e ka sharë. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela.
Personi me kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kaçurrela, por nuk mban mend se ku e ka goditur.
Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S.M me grusht në bark’.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e arrestit me burg për të rinjtë e arrestuar dhe të përfshirë në këtë ngjarje. Për tre të rinjtë, të përfshirë në vrasjen e 15-vjeçarit, është ngritur akuza e ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.