Modelja e ‘OnlyFans’ e fiksuar pas Pep Guardiolës

Elle Brooke nuk e fsheh fiksimin që ka për trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola. Modelja e OnlyFans duket se është e fiksuar keq pas katalanasit që siguroi kalimin në finalen e Champions League.

Ajo deklaron se është e gatshme të bëjë gjithçka me të dhe për të. Në një intervistë të orëve të fundit Brooke thekson:

“Pep është shumë seksi dhe mendoj që i shkon më shumë kështu pa flokë se sa me flokë. Duket sikur është një mbret spanjoll. Ndoshta është xheloz për dhëmbët e Jurgen Klopp por mund të paguajë për t’i pasur edhe ai ashtu. Lojtarët më seksi? Grealish, Foden, Stones, Mason Mount e Kyle Ëalker. Edhe Mount është shumë i nxehtë por nuk kemi nevojë për të, ndoshta mund ta ulim në pankinë”.