Masakra elektorale e 14 majit/ Saraçi: Gazetarët e SYRI-t janë kërcënuar live, policia s’ka reaguar!
I ftuar në Intervista e Ditës me moderatoren Armela Ferko, kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi ka komentuar masakrën elektorale të 14 majit dhe pasojat në zhvillimet politike.
Saraçi ka theksuar se që në orët e para që ka nisur procesi zgjedhor dhe deri rreth drekës u panë probleme flagrante që nuk janë parë në zgjedhjet e kaluara.
Duke iu referuar denoncimeve konkrete nga gazetarët e SYRI-t, si në shkollën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, por edhe në Kamëz, Saraçi theksoi se në këto qendra ndodheshin grumbuj me njerëz të paautorizuar të cilët kanë kërcënuar edhe gazetarët live.
Kjo situatë sipas Saraçit është denoncuar nga gazetarët live në Policinë e Shtetit dhe përsëri nuk ka pasur reagim nga ana e institucioneve të rendit.
Saraçi: Nuk kishim kohë televizive të fusnim të gjithë denoncimet që na vinin nga terreni. Që në orët e para që ka nisur procesi zgjedhor dhe deri rreth drekës u panë probleme flagrante që nuk janë parë në zgjedhjet e kaluara. Nuk na ka bërë vaki që kur lëviznin gazetarët nëpër qëndra votimi dhe nuk kishim një qendër votimi që nuk kishte parregullsi. Nuk gjendëm një qendër votimi që procesi të ishte i rregullt. Kjo situatë e shkaktuar jo nga njerëz anonim por nga persona me pushtet dhe publik. Na ka ndodhur me gazetarët e Tiranës që janë kërcënuar u është bërë presion në qendrat e votimeve për arsye se raportonte në transmetim direkt nga Shkolla ‘Kongresi i Manastirit’, ku grumbuj njerëzisht të paautorizuar qëndronin pranë qendrave të votimit. Kemi denoncuar drejtuesit e bashkisë që ishin prezent dhe numëronin dhe orientonin njerëzit e tyre, në paligjshmëri. Në momentin që ne i kemi kërkuar llogari se përse ndodheshin në qëndrat e votimeve, nga ana tjetër persona të fortë me pushtet kërcënonin operatorin tonë që transmetonte live. Jemi detyruar në transmetim live kemi marrë Policinë e Shtetit për të reaguar për ngjarjen. Nuk ka ardhur kurrë ai reagim i Policisë së Shtetit. Ata persona vazhduan deri në fund.
Problemi nuk ishte kërcënimi ndaj gazetarëve, sepse jemi mësuar me këto kërcënime e presione, por kërkuam nga policia që të reagonte për mbarëvajtjen e procesit.
E njëjta gjë nga ndodhi dhe në Kamëz me nënkryetaren e bashkisë e pozicionuar në derën e qendrës së votimit bashkë me bashkëpunëtorët e vetë që numëronin dhe identifikonin votuesit.
Ajo nuk duhet të ndodhej aty dhe ishte në kundërshtim me ligjin dhe për këtë gjë prap nuk ka pasur reagim nga Policia e Shtetit.
Kemi pasur drejtues të njësive administrative me figurë që lëviznin brenda qendrave të votimit jo të akredituar si vëzhgues por pa asnjë lloj statusi, që intimidonin dhe orientonin dhe bënin veprime të ndryshme që është shkelje e rëndë ligjore dhe këtë nuk e themi ne por e ka konstatuar edhe raporti i OSBE-ODIHR.