Aksident me vdekje në Lushnje, makina përplas motorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje – Rrogozhinë.

Nga informacionet e para mësohet se një makinë ka përplasur një motorçikletë. Drejtuesi i motorit ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.