Fushata për rizgjedhjen e Biden sheh rrugë reale për fitore në vitin 2024

Uashington - Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Joe Biden po zotohet të mbajë shtetet që i dhanë atij  Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, por gjithashtu të konkurrojnë në vende që humbi si Karolina e Veriut dhe Florida e dominuar gjithnjë e më shumë nga republikanët, duke siguruar atë që thuhet se është "një numër shtigjesh të qëndrueshme drejt 270 votave elektorale” të nevojshme për të arritur mandatin e katër  viteve të tjera.

Duke bërë  komentet e saj të para të gjera mbi strategjinë që kur u emërua menaxhere e fushatës së Bidenit muajin e kaluar, Julie Chavez Rodriguez shkroi në një memo për "palët e interesuara" se gara e vitit 2024 paraqet "mundësi të rëndësishme për të rritur mbështetjen e demokratëve".

Ajo u publikua kur Biden po udhëtonte për në Japoni, por ai po kalon ndalesat e planifikuara më parë në Australi dhe Papua Guinenë e Re për t'u fokusuar në bisedimet për kufirin e borxhit në Uashington.

Menaxherja Rodriguez tha se fushata e rizgjedhjes po planifikon investime të hershme në përpjekje për të mbajtur shtetet në fushëbetejë që Biden i fitoi në 2020 duke përfshirë Michigan, Ëisconsin, Pennsylvania, Nevada dhe Neë Hampshire, dhe për të mbajtur Gjeorgjinë dhe Arizonën, të cilat nuk kishin votuar demokratët.