Zelandë e Re, arreston një person për zjarrin në bujtinë që vrau 6 persona

Wellington, Zelandë e Re  - Policia e Zelandës së Re tha të enjten se kishte arrestuar një burrë dhe e akuzoi atë me dy akuza për zjarrvënie në lidhje me zjarrin në një bujtinë në Wellington që vrau të paktën gjashtë persona.

Policia tha se hetimet janë duke vazhduar dhe mund të ngrenë akuza më të rënda në lidhje me vdekjet në vendngjarje. Më herët policia tha se kishte nisur një hetim për vrasje.

Inspektori i policisë Dion Bennett tha të enjten se ata janë të bindur se nuk po kërkojnë kënd tjetër në lidhje me zjarrin.

I dyshuari, emri i të cilit nuk u dha menjëherë nga policia, është planifikuar të bëjë paraqitjen e tij të parë të premten në Gjykatën e Qarkut Wellington.

Më herët, policia hoqi dy trupat e parë nga hoteli Loafers Lodge dhe tha se planifikonte të largonte dy trupat e tjerë të premten. Bennett tha se është e mundur që ata të mund të gjenin më shumë viktima ndërsa oficerët vazhdojnë ekzaminimin e tyre në vendngjarje.