Operacion kundër terrorizmit në Barcelonë, 9 të arrestuar

Nëntë persona, katër prej të cilëve të lidhur me të dyshuarit në hetimin për atentatet në mars të vitit 2016 në Bruksel u arrestuan sot gjatë një operacioni antixhihadist në Barcelonë, në verilindje të Spanjës, ku mori pjesë dhe policia belge.

“Nëntë personat e arrestuar, të gjithë burra të moshës 30-40 vjeç, një me kombësi spanjolle dhe të tjerët me kombësi marokene, u arrestuan si të dyshuar të një organizate terroriste”, njoftoi në një komunikatë Mossos d’Esquadra, policia e rajonit të Katalonjës.

Policia njoftoi sot se kishte kryer një operacion antiterrorist xhihadist që përfshin arrestime të shumta dhe kontrolle banesazh në Barcelonë, në verilindje të Spanjës.

Përveç policisë katalanase, në këtë operacion morën pjesë dhe policia kombëtare spanjolle dhe policia federale belge.

“Hetuesit në bashkëpunim me drejtësinë belge, zbuluan gjurmët që do të zbardhin lidhjet e personave të arrestuar me organizatat terroriste xhihadiste”, njoftoi policia katalanase në një komunikatë.

“Operacioni që po vazhdon synon identifikimin e një grupi të organizuar të lidhur me terrorizmin e tipit xhihadist”, sipas Mossos Esquadra.