Korreshi: Ne si grup parlamentar sot do kërkonim dorëheqjen e Alibeaj, por ai i parapriu

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në ''KAFE SHQETO'' në SYRI TV, ka komentuar edhe dorëheqjen e Alibeajt ku u shpreh se grupi parlamentar po planifikonte të mblidhte firma për shkarkimin e tij, por Alibeaj i parapriu vetë kësaj nisme duke dhënë dorëheqjen.

Ne kishim nisur diçka tonën që sot mund ta kryenim, do kërkonim shkarkimin e Alibeajt në grup parlamentar pasi dihet se ka procedura ligjore që ta bënim atë për kryetar PD. Por si grup parlamentar ishim një pjesë e mirë e deputetëve që kishim marrë një nismë që të fillonim grumbullimin e firmave për shkarkimin e tij. Ndodhi që ai e gjykoi vetë dhe një ditë para këtij vendimi dha dorëheqjen.