Saimir Korreshi e thotë troç: Alibeaj i merrte vendimet vetë, nuk pyeste kryesinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në ''KAFE SHQETO'' në SYRI TV, ka komentuar edhe dorëheqjen e Alibeajt ku u shpreh se ky fundit i merrte vendimet vetë dhe nuk pyeste kryesinë.
Unë patjetër qe kam pasur një ripozicionim timin, dhe për një periudhë disa mujore pastaj nuk kam qenë dakort me politikën që zgjidhte të bënte Alibeaj, me thënë të vërtetën, ka qenë jashtë logjikës së grupit parlamentar. Nëse ka pasur diçka që ne ishim pozicionuar me PD zyrtare ne mendonim se kishim më shumë liri për të shprehur mendimet tona dhe jo vetëm të na servireshin vendime të kryetarëve por në fakt ndodhi e kundërta. Alibeaj nuk pyeste më për kryesinë ka marrë vendime në kundërshtime me kryesinë. Por dhe aty ne kemi qenë të gjithë dakort që të mos hymë në garë me dy kandidatë po të mbështesnim kandidatët e opozitës. Unë dhe disa kolegë të tjerë kemi qenë të logjikës që komisionerët dhe numëruesit patjetër t’ju jepen kandidatëve, siç unë kam bërë në Lushnjë.