Balla rrëzon alibinë e Bashës: Nuk ishim te pallati im, ishim diku tjetër

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tentoi sot të mbrojë Lulzim Bashën, kur u pyet për videon e takimit sekret mes tyre, të publikuar nga SYRI TV.

Por në përpjekje për të mbrojtur Bashën, Balla në fakt rrëzoi alibinë kryesore të Bashës dhe disa mbështetësve të tij.

“Unë kam qëlluar në një ashensor edhe me Sali Berishën. Nuk e kam takuar as këtë,” tha Balla.

Duke folur për një takim rastësor, Balla tregoi se nuk ishte një takim në pallatin ku jeton ai, siç pretendojnë disa njerëz të Lulzim Bashës, të cilët thonë se edhe nëna e Bashës jeton në të njëjtën godinë.

Në të vërtetë, edhe nga video mund të dallohet qartë se nuk bëhet fjalë për kompleksin luksoz Ambasador 3, ku jeton Taulant Balla, por edhe nëna e Bashës.

Ai është një pallat pranë Librit Universitar në Tiranë, shumë larg vendit të pretenduar nga njerëzit e Bashës.