Jorida Tabaku ‘harron’ të kërkojë falje për çuarjen e PD forcë e 4 në vend
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila është pozicionuar në kahun e vulës, ka folur për mediat para nisjes së seancës plenare dhe zhvillimet në PD pas rezultatit të zgjedhjeve. Tabaku tha se nuk duhet të përsëriten gabimet e së shkuarës dhe kërkoi reflektim.
Tabaku kërkon reflektim, por nuk përmend emra se kujt ia kërkon këtë reflektim? Si deputete e PD-së me vulë, Tabaku nuk gjeti kurajon t’u kërkojë falje demokratëve që u angazhua për ta çuar PD si forcë të 3-të dhe të 4 politike në zgjedhjet e 14 majit.
Ndërkohë që Partia Demokratike e anëtarësisë, udhehequr nga Berisha mori mbi 500-mije vota në zgjedhje, në një garë të pabarabartë, pa logo, vule, para e kohe mediatike, PD-ja e vulës ku bën pjesë Tabaku mori vetem 3-4% në këto zgjedhje.
Ajo theksoi se ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe, nëse kjo thirrje do të ishte e sinqertë zonja Tabaku duhet ta niste me një kërkesë ndjese së pari dhe më pas të bënte thirrje që simbolet e Partisë Demokratike t’u dorëzoheshin atyre që u takojnë, mbi 500-mijë shqiptarëve që votuan për kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë.