Guardiola e pranon: Të ndeshesh me një ekip italian në finale nuk është kurrë mirë, Interi nuk thyhet lehtë

Ka shumë hapësirë për suksesin e arritur falë katër golave kundër Realit në gjysmëfinale dhe prekja e finales së Stambollit, por sipas fjalëve të Guardiolës, rëndësinë tashmë e merr finalja kundër Interit.

“Duke luajtur në një finale kundër një skuadre italiane nuk është kurrë më e mira, do të duhet të përgatitemi mirë mendërisht, Interi nuk është skuadër që thyhet lehtë.

Ne jemi në finalen e Champions League dhe kjo nuk ndodh shpesh. Ndihem shumë i lumtur që jemi atje. Është hera e dytë në tre vjet. Tani le të përgatitemi për ndeshjen e së dielës që mund të nda ndihmojë të fitojmë kampionatin dhe më pas do të mendoj për finalen e Champions League”, u shpreh Guardiola.