Reali pa 'tmerrin me sy' ndaj Cityt, Bernardo Silva shpallet lojtari i ndeshjes
Manchester City është finalisti i dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
“Citizens” fituan në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me rezultat bindës 4-0 ndaj Real Madridit.
Ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga anglezët, që nuk i dhanë shanse në asnjë moment kampionit në fuqi të Evropës.
Lojtari i ndeshjes u shpall Bernardo Silva.
Portugezi realizoi dy golat e parë të ndeshjes dhe ishte i jashtëzakonshëm mbrëmjen e djeshme.