Këtu ka bar me vlerë 1 milion euro/ Goditet banda shqiptare në Gjermani
Pas Anglisë dhe Spanjës, kultivuesit shqiptarë të kanabisit po kthehen në problem madhor edhe në Gjermani.
Gazeta gjermane, BILD, publikoi një foto nga një operacion policor në Piramesens, ku u godit një bandë shqiptare e kultivimit të kanabisit.
Policia doli në një konferencë për shtyp në një dhomë të mbushur me qese plot me kanabis.
Operacioni u krye nga forcat speciale dhe në pranga ranë katër shqiptarë nga mosha 23 deri në 46 vjeç. Ata u kapën në mes të punës.
Hetuesit thanë se kishin gjetur kanabis të cilësisë më të mirë. Të paktën 2 mijë rrënjë u kapën nga forcat policore.
Sipas gazetës BILD, nëse lënda narkotike do të shitej në treg, do kapte vlerën e të paktën 1 milion eurove.