‘Më thoshte impotent’, ky është 58-vjeçari që vrau me sëpatë kunatën

Personi në foton më poshtë është 58-vjeçari Tafik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas së tij, Alma Qevani.

Krimi i rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës (17 maj) në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Në dëshminë para hetuesve ai ka deklaruar se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.

Burime bëjnë me dije se para grupit hetimor ai ka deklaruar po ashtu se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit që të shkonte në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin. 

Policia bëri me dije se autori, 58-vjeçari Tefik Tashi është pikasur nga efektivët teksa vraponte me sëpatë dhe duart e gjakosura, në afërsi të fshatit Shirgjan.

Ky i fundit e kishte lënë fillimisht të plagosur kunatën, e cila pasi është transportuar në spital, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Pasi është shoqëruar në komisariat, autori nuk ka shfaqur pendesë.