Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut nuk duhet të pengohet

Prishtinë - Sadri Ferati ish-ministër i Pushtetit Lokal, ka thënë se në aspektin e ligjshmërisë procesi i betimit të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të ndodhë dhe se nuk duhet të ketë asnjë pengesë.

Ferati po ashtu tha se nuk parashikohet me ligj vullneti i qytetarëve të tjetërsohet nga askush.

“Kryetarët në aspektin e ligjshmërisë do ta bëjnë betimin dhe nuk është i domosdoshëm lokacioni se ku do ta bëjnë ata betimin”, ka thënë Ferati në "Lajmet e fundit' në RTK.

Ai tha se kryetarët do ta bëjnë betimin dhe iu bartet legjimiteti dhe përgjegjësia.

“Ndërsa, çështje tjetër është funksionimi dhe situata e cila po mbretnon për hapat që duhet të ndërmerren më tutje me qëllim të normalizimit dhe funksionimit të këtyre njësive lokale në këtë  pjesë të Kosovës”, tha Ferati.