Tërmeti godet Greqinë, ja s aishte magnituda

Greqi- Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën detare pranë Kiatos.
Tërmeti ka ndodhur në orën 8:42 të mëngjesit me orën lokale të së enjtes dhe epiqendra e tij ka qenë në zonën detare 9 km në veri të Kiatos. 

Vihet re se tre tërmete të tjera të dukshme kanë ndodhur në zonën e afërt mbrëmjen e së mërkurës.

Thellësia fokale e tërmetit është llogaritur nga Instituti Gjeodinamik i Athinës në 5 km.