Kamioni përplaset me Benz-in në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë - Pogradec në Qafë Plloçë.
Një automjet është përplasur me një kamion dhe për pasojë, të lënduar kanë mbetur dy persona nga mjeti Benz, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit.
Sipas të dhënave mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të aksidentit është krijuar bllokim i njërit sens të rrugës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për hapjen e rrugës si edhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Poicia dha këtë informacion paraprak
"Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip "Man" me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. T.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip "Benz", të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit."