FOTO/ Aksident në Kamzë, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident rrugor i ndodhur pasditen e sotme në Kamzë.

Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, përplasja mes dy makinave ka ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën "Berisha".

Si pasojë e përplasjes njëri nga drejtuesit e mjeteve ka ngelur në brendësi të mjetit dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tij.

Në spitalin “Nënë Tereza” janë dërguar shtetasit F. P., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç dhe M. M., 28 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, njoftojnë të njëjtat burime. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.