Kush do ti bashkohet Interit në finalen e Stambollit? Formacionet zyrtare Man. City-Real Madrid

1-1 dhe loja është e hapur. Është një finale para kohe që vjen këtë të mërkurë në mbrëmje në stadiumin Etihad.

A do të ketë Manchester City karakterin për të rrëzuar mbretin e Europës? Qytetarët arritën të barazojë në ndeshjen e parë, kur Real Madridi dukej se kishte avantazhin. A do të mundet Real Madridi të arrijë një sukses të ri duke fituar në fushë e anglezëve, një vit pasi i ka eliminuar në të njëjtën fazë të kompeticionit?

Kush do të fitojë në këtë ndeshje të kthimit dhe do të kualifikohet në finalen e madhe? Kjo mbetet për t’u parë, teksa së fundmi trajnerët e skuadrave respektive kanë prezantuar edhe formacionet zyrtare.