Tirana-Partizani, tensione dhe spektakël, pjesa e parë e derbit mbyllet me rrjeta të paprekura

Ka përfunduar në barazim 0-0 pjesa e parë e derbit mes Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Padyshim, ka qenë një 45 minutësh që i ka pasur të gjitha brenda nga rastet te tensionet midis lojtarëve.

“Demat e kuq” kanë qenë ata që kanë kërkuar më shumë golin, por rastet e krijuara nuk janë shfrytëzuar nga lojtarët e Colella-s, si dhe portieri i Tiranës ka qenë në një formë mjaft të mirë duke reaguar saktë.

Te Tirana ka patur pretendime për penallti, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga një lojtar i Partizanit, por Cjapi e gjykon te pavullnetshëm.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, bardheblutë patën një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por sulmuesi Berisha u tregua i pasaktë shumë fare pranë portës.