VIDEO/ Derbi i titullit kampion mbërrin deri në Itali, Edi Reja rikthehet në 'Air Albania'

Derbi Tirana-Partizani ka ngjallur interesin e të gjithëve dhe jo vetëm të tifozëve të të dyja skuadrave.

Në stadiumin “Air Albania” është i pranishëm edhe ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja i shoqëruar nga Fulvio Pea. Duke qenë tashmë një njohës i mirë i futbollit shqiptar, tekniku italian ka vendosur të jetë i pranishëm për këtë takim mjaft të rëndësishëm për ecurinë e kampionatit.