Largohen edhe zyrtarët e BE, flet McAllister: Do të bëjmë më të mirën...

Pas largimit të Ramës, Metës e Bashës nga Pallati i Kongreseve, janë larguar edhe zyrtarët e BE David McAllister e Knut Fleckenstein si dhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.

McAllister ka thënë për gazetarët se do të bëjnë më të mirën për të zgjidhur krizën.

Deklarata e tij ka lënë të nënkuptohet se do të ketë negociata të tjera mes palëve.