Igli Tare e mbyll me Lazio-n në verë, dy klube gjermane kërkojnë shqiptarin

Igli Tare dhe Lazio do të ndajnë rrugën gjatë merkatos së kësaj vere.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Drejtori Sportiv duket i destinuar të largohet nga kryeqyteti në fund të sezonit.

 

Për momentin janë të pakta shanset që ai të qëndrojë, pavarësisht se disa muaj më parë dukej konkret skenari i një rinovimi 3-vjeçar.

Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim në Gjermani po mendojnë për të po ashtu dhe Juventus në Itali e ka vlerësuar si alternativë.