‘Edhe paturpësia duhet të ketë një kufi’, Paloka: Por ata që dolën poshtë Qorrit...

Nga Edi Paloka/

Unë jam i detyruar të mirëkuptoj e justifikoj çdo demokrat të dëshpëruar që ka sakrifikuar e sakrifikon prej kaq vitesh në opozitë për PD… Jo vetëm ta ngrejë zerin po edhe të bërtasë fort e të kërkojë llogari.

Jam gati të dëgjoj “kritika” prej opozitari madje edhe nga Arlind Qorri … Po të dalin ata që me 14 maj dolën edhe poshtë Qorrit e të na drejtojnë gishtin ne si “humbës” ?!!!

Rrëmbyen simbolet e PD me dorën e Ramës dhe i fëlliqen, morën financat, komisionerët, numëruesit e PD dhe i shërbyen Ramës me zell e vullnet të plotë, kurse tani gjejnë dhe guximin të na drejtojnë gishtin ne si shkaktarë të humbjes së opozitës ?!!!

Edhe paturpësia duhet të ketë një kufi …!