Ambasadorët Lu dhe Vlahutin i bashkohen bisedimeve në Pallatin e Kongreseve

Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin u janë bashkuar tryezave të bisedimeve në Pallatin e Kongreseve mes McAllister-Basha dhe Fleckenstein-Rama-Meta.

Që prej orës 19:00 në Pallatin e Kongreseve ka nisur raundi i dytë i bisedimeve.

Basha ndodhet së bashku me McAllister, ndërsa Fleckenstein me Ramën e Metën.

Në dy tryezat po diskutohet mundësia e një takimi mes Ramës, Bashës e Metës për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.