Mediat spanjolle: Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona

Mes mesazheve të shumta të urimit për fitoren e La Liga këtë sezon, Joan Laporta dhe Xavi morën një të veçantë, atë të Neymar. Braziliani shprehu gëzimin e tij edhe në rrjetet sociale për titullin e fituar nga ish-skuadra e tij.

Neymar, sipas mediave të ndryshme spanjolle, do të dëshironte të rikthehej në Katalonjë, por dyert janë të mbyllura për të.

Klubi katalanas dhe tifozët, në fakt, nuk e kanë tretur kurrë largimin e tij në vitin 2017. Nuk do të ketë një Neymar-bis prandaj, i mbetet vetëm Premier League, përndryshe do të duhet të mësohet me qëndrimin në Paris.