", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/17/auto_Eliona-Pitarka-Panorama-Plus-11684321985.png", "width": 900, "height": 525 } }

Pasi u bë nënë për herë të dytë, Eliona Pitarka bën dedikimin emocionues për bashkëshortin e saj

Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka është bërë për herë të dytë nënë e një vajze.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur disa ditë më parë vetë Pitarka teksa ka publikuar foton e parë të vogëlushes së saj të porsalindur dhe krahas postimit shkruan: “Ajo është këtu”. Deri më tani aktorja nuk e ka bërë ende të ditur emrin e vajzës së saj.

Mirëpo së fundmi, Eliona ka bërë një dedikim emocionues për bashkëshortin e saj. Aktorja ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet me partnerin e saj në dhomën e spitalit teksa i kishin nisur dhimbjet e para të lindjes. Gjatë videos shihet sesi ai i qëndron pranë aktores dhe për këtë gjë aktorja tregon se ndihet mëse mirënjohëse.

“Bashke e krijuam , e rritem ne barkun tim e bashke e lindem! Prezenca dhe mbeshtetja jote ne misionin me te rendesishem , ate te sjelljes se femijes sone ne jete ishte kaq e rendesishme. Me dhe gjithe forcen e botes..💪🏼❤️ #proudëife #babipupusheve 14 Maj 2023 👶”– shkruan ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)